Zyrat e Përfaqësive të Përhershme të Italisë dhe Spanjës në NATO kanë falënderuar Forcat e Armatosura të Turqisë për materialet shëndetësore që ato u kanë dërguar.
“Pas aktivizimit në Itali të Qendrës së NATO-s për Koordinimin Euroatlantik të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive, sot aleatja jonë Turqia dërgon pajisje kritike mjekësore në Itali. Thellësisht mirënjohës miqve tanë turq për solidaritetin e tyre! Ne jemi më të fortë së bashku! Ne jemi NATO!”, deklaroi Përfaqësia e Përhershme e Italisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
T.C. Millî Savunma Bakanlığı✔@tcsavunmaI materiali sanitari preparati per l’Italia e la Spagna sono partiti con l’aereo A400M delle Forze Armate Turche nel combattimento insieme contro COVID-19 e con gli auguri per i giorni migliori.
Kurse në mesazhin falënderues të Përfaqësisë së Përhershme të Spanjës në NATO, publikuar gjithashtu në “Twitter”, zënë vend këto fjalë: “Ne jemi NATO edhe në luftën tonë të përbashkët kundër COVID-19.”
Sipër kutive me materialet e dërguara është shkruar në italisht dhe spanjisht një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik, Mevlana Xhelaledin Rumi: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, si dhe shënimi: “Me dashuri nga Turqia për popullin spanjoll dhe atë italian”.