Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi, ka thënë se zgjedhje e Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit është një lajm jashtëzakonisht i mirë për popullin e Kosovës e sidomos për imazhin e shtetit.
Sipas saj, u zgjodh një femër në këtë pozitë shumë të rëndësishme të shtetit, me faktin se Osmani është një zonjë me një karrierë të shkëlqyeshme politike.
“Besoni, nuk u gëzova vetëm për faktin se u zgjodh një femër në këtë pozitë shumë të rëndësishme të shtetit, por më gëzoi fakti që u zgjodh Vjosa Osmani, një zonjë me një karrierë të shkëlqyeshme politike, një zonjë që u admirua dhe u përqafua nga qindra mija njerëz të Kosovës, një zonjë që përveç shkollimit dhe profesionalizmit të saj, tregoi se mundë të jetë edhe lidere dhe shembull i qëndresës dhe parimeve”, shkruan ajo.
Ja shkrimi i saj:
Vjosa Osmani Kryetare e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Një lajm jashtëzakonisht i mirë për popullin e Kosovës e sidomos për imazhin e shtetit tonë, tani me krenari mundë të themi se kemi një femër në krye të legjislaturës. Besoni, nuk u gëzova vetëm për faktin se u zgjodh një femër në këtë pozitë shumë të rëndësishme të shtetit, por më gëzoi fakti që u zgjodh Vjosa Osmani, një zonjë me një karierë të shkëlqyeshme politike, një zonjë që u admirua dhe u përqafua nga qindra mija njerëz të Kosovës, një zonjë që përveq shkollimit dhe profesionalizmit të saj, tregoi se mundë të jetë edhe lidere dhe shembull i qëndresës dhe parimeve.
Të priftë e mbara Vjosa dhe vazhdo të na bësh edhe më tutje krenarë.