Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Gjykata nuk duhet të bazohet në vendimin e Kushtetueses!

January 29, 2021
15
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gjykata Supreme-Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se Supremja duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit dhe jo në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me certifikimin, ose jo si kandidat për deputet të Albin Kurtit dhe të tjerëve.

Në një intervistë për KosovaPressin, Hasani thekson se Supremja duhet ta shikojë kodin e vjetër penal që nuk ia njeh pasojën juridike të veprës penale të ish-kryeministrit. Megjithëkëtë, shprehet pesimist se ish-kolegët e tij do të marrin një vendim të tillë.

Dy ditë pas pranimit të ankesave nga Gjykata Supreme, Hasani thotë se mundësitë janë që e ajo ta interpretojë ankesën e LVV-së dhe të të tjerëve në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por shpreson se Supremja të reflektojë që kandidatëve për deputetë që iu janë shlyer dënimet dhe atyre të dënuar me kundërvajtje t’iu mundësohet të certifikohen si kandidatë për deputetë.

“Për bindjen time ajo (Gjykata Supreme) duhet të bazohet në Kushtetutën, çka thotë Kushtetuta dhe jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bazohet në Ligjin, në Kodin Penal që nuk ia njeh pasojën juridike dhe duhet të shërbejë si precedent vendimi i vitit 2017, i cili nuk është shfuqizuar dhe nuk mund të shfuqizohet deri sa të bëhet një ndërrim në Kushtetutë. Edhe pse këtë nuk e pres, ajo (Gjykata Supreme) me siguri do ta interepretojë në frymën e njëjtë të Gjykatës Kushtetuese edhe pse s’do të duhej. Por unë së paku pres që Gjykata Supreme të reflektojë që personat të cilët veç janë shlyer nga dënimet dhe ata që janë dënuar për kundërvajtje, në këtë drejtim ta korrigjojë vendimin e KQZ-së”, thotë Hasani për KosovaPressin.

Hasani thotë se Gjykata Supreme nuk mund të kategorizojë veprat penale të kandidatëve të ankuar, por mund të bazohet në kodin penal të vitit 2012 që nuk i njeh pasojat juridike të dënimit me gjobë, të dënimit me kusht dhe vërejtjet gjyqësore.

“Gjykata Supreme mund të thotë meqenëse kodi penal i vitit 2012 nuk i njeh pasojat juridike të dënimit me gjobë të dënimit me kusht, vërejtjet gjyqësore dhe lirimin nga dënimi këto të gjitha duhet të kthehen në listë, pavarësisht se të kundërtën e thotë Gjykata Kushtetuese”, u deklaroi ai.

Ndërkohë, shton se vendimet që janë në kundërshtim me Kushtetutën nuk mund të kthehen në normë kushtetuese.

“Nuk jam pajtuar me kolegët që vijnë nga Gjykata Kushtetuese të cilët thonë, po vendimi është anti-kushtetues, vendimi është i paligjshëm, por ai duhet të zbatohet. Ngase nuk mund të thuash se një vendim i Gjykatës Kushtetuese mund të krijohet në normë nëse është në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk shkon, nuk shkon të thuash edhe është anti-kushtetues dhe krijon normë. Nuk mund të thuash krijon normë duke shkel Kushtetutën, kushdo qoftë institucion, qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë Gjykata Supreme”, thotë ai.

Hasani thekson se çështja e certifikimit ose jo të Kurtit dhe të tjerëve është më shumë çështje ligjore dhe jo Kushtetuese.

“Momentin kur Gjykata Kushtetuese nga çështja ‘Arifi’, neni 70, paragrafi 6 i Kushtetutës ka rrëshqit tek neni 29, paragrafi 1, germa q, ka kaluar nga një teren kushtetues në një teren të pastër ligjor. Pse është ligjor? Është për arsye se kush ka të drejtë të certifikohet ose jo është e Zyrës për Certifikim, e KQZ-së, pastaj ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, është e pastër ligjore. Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese se kush ka drejtë të kandidojë ose jo, sepse janë procedura ligjore. Është çështje e pastër ligjore”, u shpreh ai.

Të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me moscertifikimin e liderit të partisë, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi. Të njëjtën gjë e bëri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një parti nga komunitetet jo shumicë. Supremja ka afat për përgjigje deri të shtunën në orën 15:00.

ShareTweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.