Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

Ish-kryeministri serb Nikolla Shainoviq: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civilë në Kosovë!

October 23, 2020
5
SHARES
861
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nikolla Shainoviq

Në Serbi kohëve të fundit në debate televizive kanë filluar të flasin për varrezat masive ku ndodhen eshtrat e shqiptarëve. Këtë temë e ka hapur Ivica Daçiq i cili në një emision televiziv tha se çfarë t’u bëjmë serbëve që po flasin për këto varreza.

Daçiq pardje në debatin për Kosovën në Këshill të Sigurimit akuzoi UÇK’ në për krime ndaj serbëve, për çka u godit fort nga ambasadori gjerman i cili e akuzoi se pse asnjëherë s’ka folur për krimet serbe.

Por, çfarë kishte thënë për këto krime Nikola Shainoviq ish – bashkë partiaku i Daciqit, i cili mbante pozita të larta në Beograd kur forcat serbe kryenin masakra në Kosovë.

Ai i ka kërkuar shqiptarëve falje për krimet serbe në Kosovë.

Nikola Sanduloviq këtë deklaratë e ka bërë gjatë një vizite në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në një takim me kryetarin e Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu dhe atë të Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

“Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosovë, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mund, vuajtje dhe gjak për të marrë lirinë dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

Nikola Shainoviq, njeriu që dikur konsiderohej dora e djathtë e Sllobodan Millosheviqit, në vitin 2009 ishte dënuar më 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Haga Shainoviqin më 1999 e kishte akuzuar se mban përgjegjësi që bashkë me Sllobodan Millosheviqin, Dragoljub Ojdaniqin dhe Vllajko Stoijlkoviqin ishin pjesë e ndërmarrejes së përbashkët kriminale që kishte ushtruar terror dhe dhunë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pas rënies së Millosheviqit, Serbia e kishte kaluar ligjin me të cilin lejonte ekstradimin e qytetarëve të saj në Tribunal Shainoviq nëpërmjet avokatëve të tij kishte negociuar dorëzimin dhe transferin në Hagë.

Në qelitë e paraburgimit në Scheveningen kishte arritur në vitin 2003. Pas shpalljes së dënimit më 2009, ku Shainoviq ishte dënuar me 22 vjet burgim, mbrojtja e tij e kishte apeluar verdiktin duke i bindur gjyqtarët e Hagës që në vitin 2014 t’ia zbresin vendimin në 18 vjet.

Në vitin 2015 pasi i kishte vuajtur 2/3 e dënimit, Shainoviq kishte kërkuar lirim të parakohshëm nga burgu me arsyetimin se kishte pasur sjellje të mirë atje dhe se shëndeti i tij ishte i keq pasi vuante nga diabeti dhe glaukoma. Haga kishte vendosur ta lirojë Shainoviqin.

Ky zyrtar që ishte njëri prej njerëzve kyç për atë që bënte Serbia në Kosovë, përfshirë aksionet policore ushtarake, ka mbajtur pozita të larta shtetërore në qeverinë e Serbisë përfshirë edhe postin e kryeministrit të Republikës së Serbisë në periudhën 1993 -94, ndërkohë që ka shërbyer edhe si Zëvendëskryeministër i Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1994 -2000.

Shainoviq tani është shpesh pjesë e emisioneve televizive në Serbi ku tregon për periudhën e luftës duke pranuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjen e civilëve. Ai tani duke bërë një ‘mea culpa” e pranon se Serbia ka vrarë civilë të pafajshëm dhe se për këtë nuk mund as të fle.

“Unë në Hagë, para trupit gjykues jam deklaruar se nuk jam fajtor. Unë kështu jam deklaruar në raport me aktakuzën. Por, arsyeja pse unë them se pse nuk mund të fle i qetë është se mendoj që secili që ka marrë pjesë në ngjarje kaq dramatike, në një krizë të tej zgjatur, në ngjarje të tilla lufte ku janë vrarë kaq shumë njerëz, nuk mund të thotë se unë këtu nuk kam asnjë përgjegjësi sepse ne kemi qenë një shtet i organizuar” ka thënë ai.

Shainoviq në një televizon të Beogradit kishte shtuar se serbët s’kanë guxuar t’i bëjnë ato krime.

“Kur për një moment i lëmë të gjitha palët pjesëmarrëse anash, krimet që i kanë bërë qytetarët tanë, nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Ata që kanë dashur ta mbrojnë vendin e tyre e kanë pasur përballë UÇK’në aty është dashur ta tregojnë forcën e tyre dhe atdhedashurinë, e jo kundër civilëve dhe kjo është arsyeja që unë e bart mbi vete atë barrë”.

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

May 4, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.