Ish-këshilltari i Isa Mustafës, jursiti Besnik Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkuar për videomesazhin e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës dhe LDK-së.
Kurti në videon e tij, ka propozuar pesë minsitrat e tij, ku i ka bë ftesë edhe LDK-së që të propozon ministrat e saj.
Berisha, thotë se, gjymsa e punës është kry, dhe tashme Kosova është “bërë” me qeveri.
Postimi i plotë:
A “seen” a “missed call”, a te dyja bashke, me rendesi gjysma e punes qenka kry . Kosova qenka “bere” me qeveri … 🙂. ( gjysma e deshiruar)
Sot, te gjithe paskemi arsye legjitime me prite qe edhe formalisht z. Kurti me u mandatu nga Presidenti, e brenda 15 ditesh edhe me dale ne votim tek Parlamenti.
P.S. Çfare jane keta, ne momentin e fundit kane me u pajtu qe serish duhet me u taku, per me diskutu se kur me u konsultu 😡.
Pas cdo dimri, vjen pranvera!