Safete Hadërgjonaj, sot është intervistuar nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës së Hagës. Ajo pas intervistimit në Prishtinë, ka thënë se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares.
Hadërgjonaj nuk ka treguar se për çka është pyetur specifikisht nga prokurorët special.
“Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së”.
“Intervistimi ka zgjatur 4 orë, ata e kanë marrë përgjigjen nga unë për pastërtinë e UÇK-së”, tha Hadërgjonaj e cila u intervistua në zyret e Speciales në Prishtinë, për shkak të problemeve me vizë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post