
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka kritikuar ashpër të dërguarin amerikan për dialogu Kosovë-Serbi Richard Grenell.
Kritikat ndaj tij, ai i ka bërë në Twitter, përcjell Bota sot.
Delawie në postimin e tij e ka quajtur të paditur Grenellin, duke thënë se ai më shumë po i dëmton interesat e SHBA-së se sa që po i promovon ato.
“Absolutisht është koha për të hequr qafe shitjen e posteve të ambasadorëve për donatorët politikë dhe miqtë presidencialë. Të paditurit (budallenjtë) si Grenell (Gjermani) dhe Gunter (Islandë) dhe shumë të tjerë më shumë i dëmtojnë interesat e SHBA-ve se sa që i promovojnë ato”, ka shkruar Delawie./BS