Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se protesta e serbëve të Kosovës në veri të vendit, tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.
Bosch ka thënë se veprimet e tilla minojnë gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në Facebook ka shkruar se Vuçiqi nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar Bosch në llogarinë e tij në Facebook.