Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për ecurinë e votimit për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetare dhe nga kryesia e LDK-së.
Sipas tij, për të njëjtin propozim 70 anëtarë janë përgjigjur për “po”, derisa 16 kanë votuar kundër me “jo”, kurse 9 të tjerë kanë abstenuar.
Shkrimi i tij:
Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.
Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që:
z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së;
znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.
Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa