Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë, një ditë pas humbjes së këtij subjekti politik në Podujevë.
Mbledhja urgjente ka nisur në orën 14:00, dhe do të diskutohet lidhur me zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në tetor të vitit 2021.
Ndryshe pas rezultatit të mbrëmshëm, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.