Vetëm disa orë më parë u vërtetua që është shkarkuar nga pozita që mbante në LDK, Vjosa Osmani.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për ta shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares së partisë. Gazeta “Bota sot”, mëson se se këtë post do ta marrë Avdullah Hoti.
Gjithashtu mësohet se rreth 70% e Këshillit ishin pro shkarkimit të Vjosa Osmanit.
Në lidhje me këtë temë, analisti politik Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Osmani ka dëshiruar që ta ketë gjithë LDK-në nën këmbë të saj dhe kjo ka bërë që ajo edhe të shkarkohet.
“Mendoj se është një çështje e vogël dhe e brendshme e një partie politike dhe nuk është çështje me interes kombëtar e nacional. Çdo parti politike ka ligje të brendshme, rregulla e kode që duhen zbatuar nga anëtarët e partisë. Vjosa Osmani duket e don partinë që ta këtë nën këmbët e saj dhe nuk e don partinë që të zbatojë rregullat e partisë. Partia e ka shpërblyer dikë e vendosur Vjosen nr dy të partisë dhe nr dy të shtetit të Kosovës. Mendoj se Vjosa është e shpërblyer politikisht dhe nuk ka arsye të dale kundër vendimëve e vullnetit të shumicës në atë parti”, u shpreh Shahu.
Më tej, Shahu thotë që votat për LDK nuk I ka grumbulluar Osmani dhe kjo bindje se ajo ka bërë të gjitha votat është e gabuar.
“Vjosa duket e don LDK vetëm nëse e udhëheq vetë, në të kundërten ajo duket nuk e do LDK. Është, krijuar edhe një përceptim i gabuar sikur votat për LDK i ka grumbulluar Vjosa Osmani. Ajo është figurë shumë e njohur në Kosovë, por që të bindet se sa vota merr, ajo duhet të kërkojë vota pa LDK dhe ta shohe dashurinë e popullit për të”, përfundoi Shahu.