Gazetari Liri Loshi ka reaguar ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe avokatit të Haki Rugovës, Besnik Berishës, që sipas tij, po ndërhyjnë në punët e drejtësisë, shkruan Syri.net Kosova.
“Avokati Besnik Berisha nuk paska arritur që ta bind trupin gjykues se Haki Rugova është i pafajshëm! Njeriut i është caktuar arresti shtëpiak nga Gjykata e jo nga prokurori. E ky, jo prokurori ka bërë krim, jo m’the e të thashë”, ka shkruar Loshi.
Derisa sipas tij, pastaj Isa Mustafa kërcënon prokurorin me auditim për punën e tij!
“Kësaj, shqip i thonë, hiq dorë nga akuza, ose do të të luftojmë me krejt mundësitë që kemi. E kur partia jote është në pushtet mundësitë janë të mëdha me shantazhu një prokuor. Lidhja Demokratike nuk po sjellet në mënyrë demokratike”, ka shtuar më tej Loshi.
“Gjyqësori është pushtet i pavarur dhe shantazhimi i tij duhet të ndeshkohet me ligj. Ka mjaftuar që Isa Mustafa dhe Besnik Berisha sot vetëm ta thoshin të vërtetën e tyre për publikun. Çdo koment tjetër është interferim në punën e drejtësisë. Kjo i lejohet një avokati, por jo edhe një zyrtari të lartë politik.