Amir Ali Hajizadeh, komandant i forcave ajrore iraniane ka pohuar se Irani ishte përgatitur të nisë qindra raketa ushtarake për të vrarë deri në pesë mijë amerikanë, nëse Trump do vendoste t’i përgjigjej sulmeve të bazës ushtarake të SHBA-ve në Irak.
Duke folur në televizionin iranian përpara një rreshti flamujsh që i përkisnin militantëve nga Irani në Lindjen e Mesme, Hajizadeh pretendoi se Irani nuk kishte për qëllim të vriste askënd gjatë sulmit me raketa.
“Nëse do të donim të vrisnim, ne do planifikonim një operacion në atë mënyrë që 500 amerikanë do mbesnin të vdekur”, tha ai.
“Nëse ata do të ishin përgjigjur ndaj sulmeve, 4,000 deri në 5,000 të tjerë do të vriteshin brenda 48 orëve”.
“Ne kemi gjuajtur 13 raketa. Ishim të gatshëm të lansonim qindra të tjerë në rast të ndonjë reagimi nga SHBA-të”, tha tutje komandanti i forcave ajrore irianiane.
Dje, Donald Trump, presidenti i SHBA-ve, mbrojti aktin e vrasjes së Soleimanit dhe tha që gjenerali do duhej të vdiste kohë më parë. /Lajmi.net/