
Ensar Ramadani, gazetar nga portali IndeksOnline, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, përderisa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës. Ai ishte duke përcjellë nga afër gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut, në QKUK.
Ndërsa, sot përmes një njoftimi për media Inspektorati Policor, ka njoftuar kanë dalë menjëherë në vend ngjarje, ndërsa është njoftuar edhe prokurori koment dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.
Ky është njoftimi i IPK-së
IPK mbrëmë përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë në IPK 080003333) ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .
Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit e IPK-së, me të pranuar ankesë kanë dalë në vend ngjarje.
Në vazhdën e veprimeve hetimore IPK ka njoftuar prokurorin kompetent dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.
Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në konsultim me prokurorinë kompetente rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për zyrtarët policorë në këtë rast.
Discussion about this post