Gani Dreshaj do të jetë përsëri në garën e AAK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Pasi kishte siguruar me shumicë votash në legjislacionin e kaluar, Dreshaj ka marrë besimin e partisë për të qenë përsëri pjesë e listës.
I njohur për humanitetin e madh të treguar ndër vite kudo në Kosovë, biznesmeni nga Gjermania ka treguar në një intervistë për Gazetën Blic të gjitha arsyet që e kanë bindur atë për të qenë pjesë e politikës kosovare.
Politikani nga Istogu ka treguar edhe për bizneset në Kosovë, numrin e madh të punësuarve, kushtet e tregut të punës në Kosovë dhe afërsinë e tij me Ramush Haradinajn.
Dreshaj është betuar që asnjëherë Kosovës mos të ia marrë asnjë cent nga buxheti, por që gjithmonë të jap shumë nga vetja për shtetin e tij.
Discussion about this post