Inter është futur seriozisht në garë për titullin e Serie A këtë edicion, duke i dërguar mesazh të fuqishëm skuadrës së Juventus.
Në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit të Serie A, skuadra e Inter ka regjistruar gjashtë fitore, për maksimumin e pikëve.
Serinë e golave e nisi Stefano Sensi, i cili realizoi me ndihmën e Alexis Sanchez, në minutën e 20’ të takimit, raporton lajmi.net.
Vetëm dy minuta më vonë, Inter dyfishoi epërsinë, me topin e shtyrë në rrjetë nga Alexis Sanchez.
Në minutën e 46’, Inter mbeti pa një lojtar në fushë, pasi Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Sampdoria shfrytëzoi epërsinë numerikë në fushë, dhe në minutën e 55’ realizoi për 1:2, me anë të Jankto.
Por, Gagliardini qetësoi skuadrën e Inter, kur në minutën e 61’ arriti të shënonte për rezultatin 1:3, që në fund doli të ishte rezultati final i ndeshjes.
Me këto tri pikë, Inter mban kreun e tabelës pas gjashtë xhirove, me 18 pikë, dy më shumë sesa Juventus, që do të jetë kundërshtari i radhës në Serie A për skuadrën e Antonio Conte./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post