Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Inspektorati ndërpreu punimet në banesën e gruas së Kadri Veselit për tejkalim të pëlqimit për rinovim!

November 26, 2020
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Shtëpia

Ka disa javë që në kulmin e objektit ku banon familja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë duke u kryer punime.

Por, para disa ditësh, këto punime janë ndërprerë nga Inspektorati Komunal, pasi ato kanë tejkaluar pëlqimin e lëshuar nga Komuna për riparim të kulmit ekzistues.

Ndërprerjen e punimeve e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në kryeqytet, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se e kanë detyruar palën ta largojë pjesën e ndërtuar jashtë pëlqimit të Komunës, raporton KOHA.

“Çdo tejkalim i mundshëm evidentohet, ndërpriten punimet dhe merren masa nga ana jonë, si në çdo rast tjetër. Një gjë e tillë ka ndodhur javë më parë, është kthyer në pikën zero dhe tani gjithçka është sipas lejes”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se inspektorët po monitorojnë vazhdimin e punimeve, për t’u siguruar nëse ato janë duke u kryer sipas kërkesave të Komunës.

“Punimet në atë pjesë tani janë duke u zhvilluar sipas pëlqimit të marrë nga Drejtoria e Urbanizmit për riparim të kulmit. Pra, s’ka të bëjë me mbindërtim. Inspektorët e përcjellin kohë pas kohe për të parë nëse pala po i përmbahet lejes që ka”, është shprehur ai.

Pëlqimin në Komunë për ta rinovuar kulmin e ka kërkuar bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli, e cila i ka thënë KOHËS se nuk është marrë me këtë çështje dhe se nuk mund të japë ndonjë përgjigje.

Pëlqimi i lëshuar më 10 tetor të këtij viti e obligon investitorin që të mos e ndërrojë lartësinë e ndërtesës dhe të ruajë arkitekturën e saj.

Pika 7 e dokumentit tërheq vërejtjen se nëse investitori kryen punime të tjera nga ato që janë të specifikuara në pëlqim, atëherë punimet do të trajtohen si ilegale.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Veseli banesën në Prishtinë e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes.

ShareTweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Specialja kundërshton lirimin edhe të Veselit, Selimit dhe Krasniqit, kjo është arsyeja!

December 1, 2021

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021

Mijëra aktivistë të PDK-së kundër partisë/ Të hënën do të festojmë me Arben Vitinë!

November 12, 2021

Dorëhiqet Fadil Nura!

November 2, 2021

PDK gjobitet më 10 mijë euro nga PZAP!

October 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.