Gjersa Shtetet e Bashkuara janë më afër autorizimit të një vaksine COVID-19, shumë njerëz tani po e pyesin veten se si do të ndihen me rastin e vaksinimit.
A do të jetë si vaksina e gripit? A do të jetë më me shumë dhimbje? Dhe çfarë efekte anësore do të përjetojmë?
Dy kandidatët kryesorë për marrjen e një autorizimi të përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA – Pfizer/BioNTech dhe Moderna – përdorin teknologjinë e re mARN, raporton CNN.
Asnjë vaksinë e licencuar nga SHBA-ja nuk e ka përdorur atë, megjithëse shkencëtarët e kanë studiuar atë për dekada, kundër infeksioneve si gripi, tërbimi dhe Zika, madje edhe për disa lloje të kancerit.
Mënyra se si funksionojnë këto vaksina të mARN-së është se ato i japin trupit tonë udhëzime, në formën e ARN-së dërguese, për të bërë një copë të vogël të këtij coronavirusi të veçantë (SARS-CoV-2) – specifikisht proteina.
Kur trupi ynë i merr këto udhëzime, ai fillon të prodhojë këto proteina. Kjo nga ana tjetër provokon sistemin tonë imunitar, i cili e njeh proteinën si “të huaj”, për të bërë antitrupa kundër saj.
Pra, kur infektohemi me virusin e vërtetë, trupi ynë tashmë është i përgatitur ta luftojë atë.
Këto vaksina kërkojnë dy doza: njëra për të injektuar në trupin tonë dhe pastaj disa javë më vonë, një e dytë për të rritur përgjigjen.Lexo po ashtu:
Rezultatet e studimit tregojnë se vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë secila prej 95 për qind të efektshme.
Por për shkak se teknologjia është kaq e re për një vaksinë, ajo ka ngritur shumë pyetje dhe disa shqetësime tek ata për të cilët është menduar.
Një pjesëmarrës në testimin e Moderna-s tha se vaksinimi nuk ishte “si një shëtitje në park”, por ai me siguri do ta bënte përsëri.
Yasir Batalvi, një 24-vjeçar i sapo diplomuar i kolegjit që jeton në zonën e Bostonit, tha se fillimisht u regjistrua për t’iu bashkuar grupit të vullnetarëve në testim sepse ndihej i prekur për të bërë diçka që të ndihmojë gjatë pandemisë.