Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Imazhi i një politikani dhe identiteti i tij!

December 10, 2019
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mirishahe Limani Hiler

Asnjëherë nuk jemi të sigurt që sinjalet e dhëna përmes një fotografie kanë të njëjtin kuptim për të gjithë.

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

Por, si të ndërtohet një imazh i pranueshëm kur i emëruari në fotografi duhet të sigurojë një minimum harmonie me një grup njerëzish apo institucione që gjatë ngjarjeve politike, jo gjithmonë i shërbejnë këtij imazhi?

Si të denoncohen stereotipet sociale të mjedisit, pa rrezikuar individët, pa u bërë destabilizues dhe në të njëjtën kohë këta individ të bëhen ose të mbesin të besueshëm apo të pacenuar padëshirueshëm?

Për të punuar në një imazh të një figure politike, bazuar në prizmin e identitetit dhe veçanërisht aspektet relacionale, kulturore dhe të personalitetit,televizioni është një kanal i privilegjuar sot ngase aty personazhi i ftuar nuk është më vetëm një zë i cili mund të jap edhe një numër të përgjigjeve të gabuara por ai është fizikisht tejet i ekspozuar dhe padyshim adreson ndikimin e tij që mund të ketë ndikim pozitiv apo negativ në opinion.

I njëjti ekspozim ndodhë edhe tek fotografitë e publikuara me apo pa dashje të të interesuarit, mirëpo këtu imazhi i tij është « pa zë » dhe interpretimet janë edhe më të ndryshme se nga «imazhi i krijuar me zë».

Publiku i gjerë në të dy rastet është  i ndjeshëm, në të njëjtën kohë ndaj vetë performancës, por edhe përkrah mendimeve të mbajtura dhe indiferente.

Figura politike duhet të di që gjithmonë ka mendime lundruese, ato të të pavendosurve por edhe të të vendosurve, të cilët mund të jenë as për e as kundër, shikojnë, dëgjojnë dhe janë në gjendje të ndikohen në mënyrë të favorshme apo të pafavorshme.

Një person politik duhet gjithnjë të dijë se ai është në zemër të shënjestrës. Jo për individin që ai përfaqëson por për identitetin e tij politik dhe angazhimin e tij në politikë.

Sigurinë që një i zgjedhur politik e ndjen, është çështja e tij personale, mirëpo opinioni i gjerë ka gjithashtu të drejtë t’ia «luhat» këtë siguri me qëllim të matjeve që i bënë çdo shoqëri demokratike.

Falë imazhit të krijuar me zë dhe të atij pa zë, një i zgjedhur politik po ashtu tregon se ai është një qenie prej mishi dhe kocke me një jetë personale, një ndikim ku shikuesit mund të gjejnë materiale për identifikim të tij.

Megjithatë krijimi i imazhit nga votuesit duhet të jetë cilësor e i mbështetur mirë në materialin jo vetëm sipërfaqësor që atij i ofrohet.

Çfarë imazhi duan të projektojnë politikanët gjatë një debati televiziv, gjatë një manifestimi, gjatë një seance fotografie?

A mundet një politikan t’i kontrolloj të gjitha këto? Është jashtëzakonisht e vështirë që ata të arrijnë ta ruajnë  imazhin e dëshiruar gjatë gjithë debateve.

Analiza të shumta, që janë burim i shoqërisë, sidomos të imazhit të krijuar nga fotografitë mund të jenë vërtetë të pamëshirshme për imazhin e një politikani. Në njërën anë ndodhë që egoja e individit politikan për tu ekspozuar është «me fyt të gjerë» e në anën tjetër ky ekspozim nga ana e tij është i pakontrollueshëm në teren dhe mund të interpretohet me njëmijë e një fjalë.

Një hapësirë tejet serioze e publikut të gjerë gjithmonë ka fjalën e saj kur asaj i mundësohet të eksploroj në imazhin që sjellin mediat dhe imazhin që dëshiron të kalohet nga personi publik.

Komunikimin politik kosovar në gjendjen që ndodhet tani, edhe po që se e shikojmë nga një kënd të ri është tejet i përqendruar në imazh. Problemi i menaxhimit të imazhit të politikanëve është çështje që kërkon edhe përgatitje, prandaj shumë prej personave politik tek ne, nuk kanë mundur deri më sot t’i japin mjete të nevojshme opinionit publik për debate të shëndosha në lidhje me ekspozimin e tyre mediatik.

Kryesisht imazhi i një personi politik shprehet në dy faza: kur politikani ushtron kontroll të plotë mbi ndërhyrjet e tij dhe gjatë periudhave të shkëmbimeve me kundërshtarët e tij.

Debatet i lejojnë politikanëve që të paraqiten para votuesve me opsionet e tyre politike dhe të vendosin imazhin e tyre.  Performanca e kujdesshme, por pozitive vizuale e politikanit konfirmon që strategët e kanë kapur një realitet që e dëshiron populli pavarësisht rrethanave.

Një shpjegim i dytë i referohet nocionit të përputhshmërisë, afërsisë midis konceptit të dëshiruar të imazhit dhe personalitetit aktual të politikanit.  Të gjitha analizat e komenteve nga publiku i gjerë  lënë të kuptojmë se nuk mund të formohet artificialisht imazhi i një politikani.

Imazhi publik i një politikani, përfaqësimi i tij vizual, duhet të jetë i njohur dhe për këtë në çdo kohë ai nuk mund të ushtroj asnjë kontroll.  Nëse ka pak boshllëqe midis imazhit të dëshiruar dhe imazhit të parashikuar të politikanëve duhet ta kuptojmë se koncepti i figurës fillestare të tij është i lidhur mirë me  personalitetin e tij, veçoritë e tij.

Asnjëherë nuk jemi të sigurt që sinjalet e dhëna përmes një fotografie kanë të njëjtin kuptim për të gjithë.

ShareTweet

Related Posts

M. L. Hiler: Në Zvicër dënim prej 10,000 frangave për ata që nuk respektojnë karantinen!

July 18, 2020

Kosova dhe Serbia rifillojnë dialogun me vështirësi!

July 17, 2020

Mirishahe Limani Hiler: Thirrje për solidaritet!

April 20, 2020

Thirrje urgjente Qeverisë Kurti!

February 14, 2020

Mos u qoni peshë për festa!

December 15, 2019

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.