
Lista “SRPSKA” ka marrë edhe një herë më shumë vota në komunën e Skenderajt se sa Partia Euroatlantike e Kosovës e cila drejtohet nga Milaim Zeka, raporton “Front Online”.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së shihet se në këtë komunë lista “SRPSKA” ka marrë 141 vota, ose 0,72 % të votave të kësaj komune, deri sa Partia Euroatlantike e Kosovës e cila drejtohet nga Milaim Zeka ka marrë 87 vota ose 0,44 % të votave të kësaj komune./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post