Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ibrahim Rugovën as për së vdekuri s’po e lënë rahat, Adem Salihaj: Po të ngriheshe nga varri, ti do gjeje zgjidhje!

January 21, 2020
83
SHARES
5.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Salihaj-Rugova

Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, ka kujtuar ideatorin e Pavarësisë.

Ky është postimi i Salihajt, me të cilin i drejtohet ish-presidentit Rugova:

I dashur president Rugova Kaluan 14 vite nga largimi yt nga kjo botë. Sa ishe gjallë, ti drejtove anijen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nëpër dallgë të tërbuara, në mes shkëmbinjëve, nën shkrepjen e rrufeve e bubullimave, në një ambient të egër, kur i kanosej shfarosja totale popullit tonë në Kosovë. Askush nuk e pati guximin, vendosmërinë dhe këthjelltësinë tënde, askush nuk e pati vizionin dhe strategjinë e arritjes së qëllimit tonë, të ëndërruar me shekuj. Popullin shqiptar të Kosovës, prej një populli të pashpresë, prej një populli të pakrah e të martirizuar, e ktheve në një popull të fuqishëm, unik, të pathyeshëm e fitimtar. Bota u mahnit me atë që krijove me popullin e Kosovës. Tërë simpatinë e botës e ktheve kah ne. Me gjithë injorimin e madh që kishte Kosova dhe shqiptarët nga fuqitë e mëdha vendimmarrëse dhe nga bota perëndimore, ti e shndërrove këtë injorim dhe antipati në përkrahje dhe simpati. Ti ishe ai që krijove unitet për interesin e Kosovës, edhe me ata që të fyen, shanë dhe sulmuan me mënyrat dhe mjetet më të ulëta.

President Rugova, ti do të habiteshe pa masë sot, po ta shihje në çfarë gjendje e sollën Kosovën partitë politikë dhe të ashtuquajturit liderë. Kur ishe ti gjallë, edhepse partia që udhëhiqje ti kishte e vetme 47 deputetë, ti krijoje unitet dhe e ndaje pushtetin edhe me parti të vogla, për ta çuar Kosovën përpara drejt zhvillimit ekonomik e kulturor, drejt integrimit në BE, NATO dhe mekanizma tjerë ndërkombetarë, duke e forcuar pandërprerë miqësinë e përhershme me mikun dhe përkrahësin tonë më të madh-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, këta të vetëquajtur liderë, e kanë zhvlerësuar gjithë atë që krijove ti, duke e shndërruar Kosovën në objekt plaçke, e cila mund të tradhëtohet e shitet pa asnjë hezitim. Çdo gjë mund të plaqkitet, vidhet e shitet. Edhe paratë, edhe nderi , edhe toka. Republikës së Kosovës, të cilën e krijove ti, ia kanë humbur nderin dhe e shnderojnë çdo ditë.

Gati dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe njëzet vjet pas çlirimit, partitë dhe liderët e tyre nuk janë në gjendje t’i krijojnë institucionet e Kosovës, të cilat ti arrite t’i krijoje edhe nën okupimin e rëndë serb.
Po të ngriheshe sot nga varri, nuk do t’u besoje syve të tu. Ata që ta nxinë dhe ta shkatërruan jetën ty , sot po ia nxijnë dhe shkatërrojnë jetën Kosovës dhe popullit të saj. Ky popull, nga i cili ti krijove mrekulli, sot është plotësisht i rraskapitur, i hutuar dhe çorientuar, ka mbetur jetim dhe nuk di kah t’ia mbajë. I ka humbur shpresat, i mungon vizionari dhe nuk ka forcë të ngritet dhe t’i shporrë këta njerëz që nuk kanë as fe, as komb, as nder, as lavdi.
I dashur president, nuk mund të them se jam i lumtur me shtetin tonë. Mund të them se jam i zhgënjyer. Asnjëherë nuk mendova se jemi një popull kaq injorant dhe i vendosim llumin dhe fundërrinat në krye të shtetit.

Ti do të mendoje se të rinjtë dhe të rejat janë krenar me shtetin tonë, të cilin e krijuam me kaq shumë sakrifica. Jo. Përkundrazi, të rinjtë dhe të rejat mundohen të ikin sa më parë nga ky shtet dhe të mos e kthejnë më kurrë kokën prapa. Kosova po zbrazet, po ikin të gjithë ata që po mund të ikin. Kjo kastë e flliqur ua neveriti shtetin, jo vetëm të rinjëve, por të gjithëve. Ua humbi krenarinë kombëtare dhe njerëzore, ua humbi moralin dhe dëshirën për të jetuar këtu.

I dashur president, e di që tash do të më pyesësh se çka do të bëjmë tash, përse nuk gjejmë zgjidhje, ku janë intelektualët dhe politikanët vizionarë, ku janë patriotët që i dalin zot vendit. Unë nuk po mund të të përgjigjem në këtë pyetje. Pyetje vështirë. Ti, besoj, se do të gjeje zgjidhje, sepse gjeje zgjidhje edhe atëherë kur ishte tepër vështirë. Por, ne as afër s’e kemi që ta gjejmë zgjidhjen!

Share10Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.