
Policia e Kosovës, respektivisht drejtoria rajonale e Policisë në Pejë të premten ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e Maxhun Bajramajt, i lindur në vitin 1970 në Deçan.
Bajramaj po kërkohet si i dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”.
Një sinjalizues ka shkruar në adresë të redaksisë dhe ka treguar se Bajramaj gjendet në Suedi.
