
Ka vdekur mbrëmë një person i cili ishte aksidentuar një ditë më parë në Malishevë të Gjilanit.
Në orë 22:53 të së dielës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), një i aksidentuar në Malishevë të Gjilanit.
Sipas njoftimit, viktima ishte aksidentuar në rrugën Uglar-Malishevë, të Gjilanit, më 30 nëntor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post