Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Hulumtimi i New York Times: Si pasurohen oligarkët, mafia dhe populistët me paratë e BE’së!

December 2, 2019
28
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E përditshmja amerikane Neë York Times, ka realizuar një investigim në 9 shtete, përgjatë gjithë vitit 2019, duke nxjerrë në dritë disa të vërteta skandaloze në lidhje me përdorimin që u bëhet fondeve dhe subvencioneve të BE-së.

Çdo vit, blloku 28-anëtarësh akordon 65 miliardë dollarë në formë subvencionesh për bujqësinë, qëllimi i të cilëve është të ndihmojë fermerët në të gjithë kontinentin dhe mbajtur gjallë komunitetet rurale. Por, sipas gjetjeve të investigimit të gazetarëve të Nju Jork Tajms, pjesa më e madhe e këtyre parave shkojnë tek një grusht njerëzish që janë të lidhur me pushtetin.

Sipas gazetës, Kryeministri i Republikës Çeke ka përftuar dhjetëra miliona dollarë në subvencione vitin që kaloi, ndërkohë që subvencionet kanë shkuar edhe për toka bujqësore që u janë grabitur pronarëve, me mënyra mafioze, në Sllovaki dhe në Bullgari.

Ironia e fatit sipas NYT është se programi i mbështetjes së bujqësisë, i cili ishte një prej mjeteve më të rëndësishme për formimin e Bashkimit Evropian, sot është duke u shfrytëzuar nga po ato forca antidemokratike që e kërcënojnë nga brenda Unionin. Dhe kjo ndodh për shkak se qeveritë në Evropën Qendrore dhe Lindore, të udhëhequra nga populistët, kanë një zë të fortë në mënyrën si shpërndahen subvencionet që e kanë burimin tek paratë e taksapaguesve evropianë.

Gazetarët e të përditshmes amerikane, pas një investigimi që kanë kryer në në nëntë vende për pjesën më të madhe të vitit 2019, kanë nxjerrë në dritë një sistem subvencionesh i cili është qëllimisht jo transparent, dëmton objektivat mjedisore të BE dhe është i mbështjellë në korrupsion.

Dhe pse ndodh? Sepse makineria e Evropës në Bruksel e lejon, për shkak se nëse do i kundërvihej, do të ndryshonte një program i cili ndihmon për të mbajtur në këmbë një union shumë të brishtë, sipas gazetës. Sepse udhëheqësit evropianë vërtet nuk bien dakord për shumë gjëra, por ama kur vjen puna tek subvencionet bujare dhe fshehtësinë e shpërndarjes së tyre, në këtë pikë të gjithë kanë dakordësi.

Çfarë u zbulua

  • Subvencionet mbi bujqësinë kanë ndihmuar për të hedhur bazat e Bashkimit Evropian të sotëm. Sot, ato ndihmojnë për të legjitimuar një lloj feudalizmi modern, ku fermerët e vegjël janë totalisht të varur nga baronët e tokave që kanë lidhje politike.
  • Bashkimi Evropian akordon 65 miliardë dollarë për fermerët çdo vit. Eshtë shuma më e madhe në buxhetin e BE dhe një prej programeve më të mëdhenj të subvencioneve në botë.
  • Në qendër të programit është ideja që njerëzit duhet të paguhen në bazë të sasisë së tokës që punojnë. Sistemi supozohet që të ndihmojë fermerët punëtorë që të stabilizojnë ofertën ushqimore të Evropës.
  • Por në ish vendet e bllokut sovjetik, ku qeveria është pronare e një sasie të madhe të tokës bujqësore, udhëheqësit si ai i Hungarisë Viktor Orban, kanë shitur në ankand toka bujqësore tek aleatët politikë dhe pjesëtarët e familjes. Dhe pas tokës, vijnë subvencionet.
  • Një kompani e formuar nga ish Kryeministri çek, Andrej Babis, mori të paktën 42 milion dollarë subvencione vetëm gjatë vitit që kaloi.
  • Në Bullgari, subvencionet kanë pasuruar elitën agrare. Akademia bullgare e shkencave ka zbuluar se 75 % e subvencioneve në buqjësi përfundojnë në duart e afro 100 personave apo sipërmarrjeve. / bota.al
Share7Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.