
Aq shume debat eshte bere per Aya Sophia kete fundjave, sa s’ngeli njeri pa ia mesuar historine, sikur ta kishte ndertuar ai vete.
Sikur te ishte kjo energji dhe pasion per problemet e pafundme shqiptare mund te kishim zgjidhur shume gjera per mireqenien tonë.
Ne Shqiperi monumentet e kultures jane shnderruar ne hotele, qendra biznesi, ngrehina shumekateshe te shemtuara, jane vjedhur, shpronesuar etj.
Numeroni sa e sa gjyqe te kulteve fetare ka me shtetin shqiptar per prona dhe vakëfe qe nuk njohin shenjteri e qe ne paturpesine e shtetit ende mbahen peng per te gjetur klientin e rradhes e per te mbushur xhepat e babezise se politikberesve dhe grykësise se oligarkeve.
Shqiperia ende nuk ka zgjedhur per te bere demokraci, vazhdon te mbahet peng e sistemit monopartiak, te origjines se PPSH me Bashkimet Profesionale (lexo bashkite) qe perfunduan te jene ilegjitime, por ekzistente dhe ne funksion.
E çfare bejme? Reagojme per gjerat qe s’na perkasin dhe behemi dele qe na qethin e na rruajne, jo leshin se do ish mire, por xhepat dhe mundin, me nje te zhgaravitur nenshkrimi nga lapsi dhe furça e pushtetit te piktorit.
Aya Sofia, krenaria e Bizantit, plaçke lufte si Alhambra ne Granade ku Fernandi pasi masakroi popullsine myslimane dhe hebreje bashke e privatesoi ne emrin e vet personal, ndryshe nga Mehmet Fatihu qe pasi ua bleu ortodokseve hoqi dore nga personalizimi. Ishte ky sulltan qe strehoi ne Selanik te gjithe refugjatet hebrenj te Spanjes qe u arratisen nga frika e dhunes se shpates se Ferdinantit. Ky sulltani i poshter qe mbrojti Ortodoksine nga dhuna e kryqetareve te asaj kohe, qe masakronin ne Rumeli mysliman e ortodoks qe Papa i quante Pabesimtare dhe Heretik.
Fundja Turqia eshte vend i pavarur dhe vendimet i merr ne interes te popullit te vet dhe ka te drejten e saj.
Pastaj nese vendimi eshte i nxituar, personalisht mendoj se eshte i tille. Por kjo s’ka lidhje me te drejten e saj.
Por ne jemi mesuar te na nderhyjne edhe ne varre te eterve, prandaj na pelqen kjo groshe.
Shqetesohuni per Teatrin Kombetar ne mes te Tiranes, jo per Aya Sofian ne mes te Stambollit.
Me respekt, Albani.