I njohur me qasjet e tij që shumë herë bëjnë bujë, por gjithënjë konsistent në qëndrimet e tij, hoxha nga Drenasi, Mulla Osman Musliu, kësaj radhe ka ardhur me një porosi të veçantë për qytetarët e Drenasit, përkatësisht për xhematin e tij, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka këshilluar të gjithë që të rrinë në shtëpitë e tyre, të kënaqen tu pi çaj, tu marrë abdes e tu falë namazin, sepse përndryshe, do të kenë ‘punë’, me të.
Postimi i plotë i Mulla Osman Musliut:
Xhemati im, ju dashamirët e mi ane e mban, ma mirë pini çaj sikur unë, merrni ABDES Falnu,mbani DISTANCËN, RRINI N’SHPI mos dilni jashtë,se tani mund te ndodh te keni “punë” me mu…!?/Gazeta Mejdani/