
Kreyminsitri Avdullah Hoti ka caktuar ushtrues detyre Samedin Mehmetin, në vend të Rashit Qalajt, i cili u shakrkuar pak më parë nda detyra e drejtorit të policisë.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.
Aty theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.
Vendim për shkarkim mbështet në nenin 39/1, pika 1.6, të Ligjit për Policinë dhe i referohet performances jo të mirë të ish-drejtorit Qalaj. Ndryshe Rashit Qalaj është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018.