Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas njohjes së shtetit të Kosovës ( dy javë pas takimit dhe marrëveshjes në Washington), Kosova dot ë thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Në manifestimin e organizuar për vitin e ri hebraik në Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se kjo datë, kësaj radhe është e rëndësishme pasi shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael.
Madje ai shtoi se komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie, transmeton Indeksonline.
“Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit. Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, tha Hoti.