Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti është takuar sot me Richard Grenell. Hoti ka thënë se me Grenellin kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtare te tjere te SHBA-ve. Diskutuam për proceset e rëndësishme me te cilat duhet te merremi menjëherë si Qeveri e re.
E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm ne këtë proces te normalizimit te marrëdhënieve me fqinjin tone Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht te përkushtuar për te bërë progres”, ka thënë Hoti.
“Si vend i ri, ne kemi nevoje për vëmendjen e plote dhe ndihmën e ShBA-ve ne këtë proces, si dhe ne ne konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë se Kosovës ne arenën ndërkombëtare”, ka shtuar tutje ai.