Mandatari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do t’i paraqesë programin qeverisës grupit parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës, kanë bërë të ditur burime nga ky grup parlamentarë për Syri.net Kosova
Këtë për e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar, të LDK-së Arben Gashi, për Syri.net Kosova por pa dhënë shumë detaje.
Ai ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet në selinë e partisë nga ora 13:00, ku do të jenë pjesë e këtij takimi dhe zyrtarë lartë të parisë, si niveli i nënkryetare dhe i sekërtarve të LDK-së.
Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin, por ky dekret është kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kushtutuese. Kjo e fundit deri më datën 29 të këtij muaji do të vendosë nëse ky dekret është kushtetues apo jo.
LDK ka arritur tashmë marrëveshje për koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë.