Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Hoteli ‘Grand’, sërish në shtije, ish-pronari thotë se nuk mund të shitet më!

November 16, 2020
5
SHARES
805
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Hotel Grand Prishtina

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka filluar me procedurat për t’iu ofruar ndërmarrjen shoqërore “Hotel Grand” në Prishtinë, investitorëve privat. Kjo po bëhet përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Megjithatë, një nismë e tillë po kundërshtohet nga ish-blerësi i këtij hoteli.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për këtë proces kanë tre investitorë të interesuar.

“Deri në këtë fazë komisioni ndërministrorë i ka shqyrtuar këta investitorë. Tani do të formohet grupi operacional për t’i shqyrtuar këto aplikacione”, thotë Krasniqi.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

Vlera e hotelit “Grand”, më 2006 – 8 milionë euro

Hotel Grand në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga Zylqif Berisha pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’.

Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së.

Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.

“Nuk mund të shitet dy herë”

Armend Berisha përfaqësues i blerësit të kësaj ndërmarrje shoqërore, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në procese gjyqësore lidhur me Hotel Grand dhe se askush nuk ka të drejtë të privatizojë apo të ndërmarrë çfarëdo veprimi për këtë ndërmarrje.

“Pasi që t’i shtjerrim të gjitha mundësitë në gjykata në Kosovë do të vazhdojmë me arbitrazh të jashtëm. Pagesat që ne i kemi bërë për blerjen e Hotelit i kemi në AKP, ne kemi bërë investime shtesë dhe nuk janë kthyer ato. Gjithë kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund”, tha ai.

“Ne i kemi njoftuar me shkrim Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që jemi në proces gjyqësor. Kjo pronë është në kontest dhe nuk mund të jetë objekt i shitjes”, shtoi Berisha.

AKP: Hoteli “Grand” i gatshëm për privatizim

Nga zyra për informim e AKP-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të AKP-së.

“AKP është duke administruar me këtë hotel i cili është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për Investime Strategjike. AKP po koordinohet me Qeverinë e Kosovës në gjetjen e investitorëve relevant nga fusha e hotelerisë në privatizimin e Hotelit Grand, aset ky i një rëndësie të veçantë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së dërguar për REL.

Bordi i drejtorëve i AKP-së, thuhet se do ta trajtoj me kujdes rëndësinë e këtij aseti për ekonominë e Kosovës dhe do të marrë vendim për hapat e ardhshëm.

Çfarë parasheh Ligji për investime strategjike?

Ligji për Investime Strategjike, përmes të cilit po synohet të privatizohet hoteli “Grand”, pati hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2017.

Sipas këtij ligji, vëllimi i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik është nga 10 milionë deri në 30 milionë euro, varësisht nga sektori.

Prioritet në përzgjedhjen e projekteve për të fituar statusin e investimit strategjik, sipas këtij ligji ju jepet projekteve me vëllim më të madh investimesh dhe të cilat gjenerojnë më shumë vende pune.

Grand Hotel ishte inauguruar më 25 prill të vitit 1978. Ai ka një sipërfaqe nga përafërsisht 32.000 m2. Hoteli është i pajisur me objekte tjera: restaurant, tavernë, kafe bar, bar i natës si dhe salla për konferenca.

Aktualisht, në hapësirat e hotelit “Grand” operojnë biznese të ndryshme, duke filluar nga shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, të kontabilitetit, organizata të huaja, aparate bankare, hapësira reklamuese e të tjera.

Në vitet 70-të, hoteli “Grand” njihej si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi.

ShareTweet

Related Posts

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

October 5, 2022
Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

October 4, 2022

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi!

March 22, 2022

Pas dështimit total në diplomacinë ekonomike, kërkohet emërimi i atasheve ekonomik!

February 18, 2022

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

February 18, 2022

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro!

January 12, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.