
Transmetuesi publik holandez NOS raportoi se Bruins ka paraqitur dorëheqjen, duke cituar si shkak ngarkesën e madhe të punës
Ministri i Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit i Holandës, Bruno Bruins, i cili një ditë më parë u alivanos gjatë një seance mbi koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Transmetuesi publik holandez NOS raportoi se Bruins ka paraqitur dorëheqjen, duke cituar si shkak ngarkesën e madhe të punës.
Të mërkurën në mbrëmje, Bruins u alivanos gjatë një seance parlamentare në lidhje me masat kundër koronavirusit.
“U alivanosa nga lodhja e javëve të ngarkuara. Tani ndihem më mirë”, shkroi Bruins në Twitter pas ngjarjes.