Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Historia politike e vezëve në Kosovë: Kur filluan të përdoren për herë të parë si mjet kundërshtimi?

February 22, 2020
27
SHARES
3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Pula-ve

Veja nuk është vetëm ushqim. Ajo nuk përdoret as vetëm për tu fërguar e as vetëm për tu zier. Mbase, ajo nuk përdoret as vetëm për torte e ëmbëlsira.

Historia e sulmeve me vezë nuk ka filluar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Vezët ndër vite janë parë mjet i rëndësishëm i kundërshtimit të kauzave të ndryshme në Kosovë.

Kjo formë e kundërshtimi ishte përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë për t’i parandaluar ato që i vlerësonte çështje të dëmshme për vendin.

Pre e një sulmi me vezë më 22 shtator të 2015-ës ishte kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa.

I njëjti ishte sulmuar në seancë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohës kur po raportonte për marrëveshjet e nënshkruara më 25 gusht të atij viti me Serbinë në Bruksel.

Një muaj më vonë, më 14 tetor, nga aktivistë të Vetëvendosjes ishte sulmuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Arsye e këtij sulmi ishte një “selfie” e tij me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Koha.net.

E po atë ditë ishte sulmuar edhe ministri atëhershëm i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Shkak i këtij aksioni ndaj Abrashit kishte qenë një fotografi të cilën ai e kishte bërë bashkë me kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, në zyrën e këtij të fundit, në mur të së cilës ishte vendosur një stemë e shtetit të Serbisë.

“Nuk ka rehati për politikanët që po ia prishin rehatinë dhe jetën qytetarëve. Që po e ndajnë Kosovën dhe po e defunksionalizojnë shtetin”, thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes pas sulmit ndaj ministrit Abrashi.

E në nëntor të 2015-ës me vezë qe sulmuar edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ky sulm po ashtu ishte bërë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Arsyeje e tij ishte “kërcënimi për ndarje etnike dhe falje të territorit të Kosovës”.

“Hajredin Kuçi e drejton Ministrinë e Drejtësisë. Ai përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare”, thuhej në postimin e VV-së në Facebook.

Një sulmi të tillë nuk i ka shpëtuar as anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci, i cili në 2015-ën kur edhe u sulmua ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik.

E në vazhdën e sulmeve me vezë, edhe këtë herë autorët ishin nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët aksionin e arsyetuan se Stavileci ishte një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës.

Një vit më vonë (2016), brenda rrethojave të Kuvendit, ishte sulmuar edhe kryetari i Vetëvendosjes, e kryeministri i tanishëm, Albin Kurti.

Sulmi me vezë nuk dihet pse kishte ndodhur, ndërsa dy sulmuesit ishin arrestuar nga Policia.

Ndërkaq në nëntor të 2018-ës me vezë u gjuajt edhe ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Për këtë sulm ai e kishte akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me gju me vezë gjithmonë mu ka dukë gjest qyqanash. Gjithmonë e kam kundërshtuar atë veprim përbrenda. Edhe në Kuvend, kur më kanë urdhëruar me e gjuajt Isa Mustafën me vezë, s’pata pranuar. Njeri 2 metra, ish luftëtar, me kapë me e gjuajt me vezë plakun me një këmbë në varr ish kundër çdo parimi njerëzor për mua, pavarësisht se çka ka bë ai”, kishte shkruar Ismaili.

E një gjë e tillë ndodhi edhe sot ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ai u gjuajt me vezë nga një person i cili kërkoi që taksa 100 për qind ndaj Serbisë të mos hiqet.

Ndonëse askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë ato të cilat po e kundërshtojnë idenë e heqjes së taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.

Share6Tweet

Related Posts

Historia e Shtëpisë së Bardhë!

October 13, 2021

Pesë qytete legjendare të humbura, që nuk janë gjetur kurrë!

April 8, 2021

Lajmi i Fundit: Kurti siguron edhe dy vota, KDTP merr një ministri!

March 22, 2021

Lirohet nga detyra Besnik Tahiri!

March 22, 2021

Përfaqësuesi i goranëve pas takimit me Kurtin e Osmanin: Nuk jemi për bllokadë, por i kemi kërkesat tona!

March 17, 2021

Fillon regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës!

March 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.