Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Hisen Berisha i PDK-së e le ‘pa tekst’ Tom Gashin e VV-së: Jam pro Qeverisë Kurti, ani pse Kurti më nuk është ai i mëparshmi!

January 24, 2020
517
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Hisen Berisha

Ish komandanti i Koshares, tani anëtar i PDK-së, Hisen Berisha, i ka befasuar për të mirë e me qasjet e tij konstruktive të gjithë dëgjuesit e emisionit Info Magazine. Ai ka shtruar problemin e zgjedhjeve e sidomos të paszgjedhjeve deri në ato përmasa sa pak herë kemi dëgjuar diçka të tillë, raporton Gazeta Mejdani.

Hisen Berisha, ka thënë se është pro krijimit të qeverisë në krye me Albin Kurtin.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se PDK-ja e ka mbështetur qysh nga fillimi krijimin e qeverisë së re, derisa ka thënë se moskrijimi i institucioneve dhe koha e gjatë që ka kaluar nga shpallja e zgjedhjeve e ka zbehur Albin Kurtin.

“Dëshira dhe qëndrimi im dhe i joni [PDK-së] është që qeveria të bëhej. Sikur të ishte bërë në ato ditë kur të gjithë ishim të fokusuar se po bëhet një qeveri, siç pretendohej e ndryshimit, ne deklaruam se do ta përkrahim dhe do ta votojmë nëse ka ngërç për vota”.

“Koha e pritjes së gjatë e këtyre bisedimeve e zvogëloi dhe e zbehu Albin Kurtin nga lideri i shpresave të mëdha në një person, që edhe nëse bëhet kryeministër, nuk është më ai kryeministri i pritjeve të para”.

“Nga ajo kauza e ndryshimit të madh dhe e shpresës e ktheu në një kauzë karrigesh. Unë jam pro qeverisë, që të bëhet qeveria – dhe do ta mbështesim bërjen e saj”.

“Deklaratat e para bombastike kanë qenë që ‘programin e kemi harmonizuar dhe na duhen vetëm 48 orë që ta përfundojmë këtë punë’.

Berisha ka thënë se ka pandershmëri politike në negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“E kam thënë qysh nga përfundimi i zgjedhjeve se ka pandershmëri në negocimin mes dy partive politike – është kodi  i pandershmërisë politike”.

“Kanë deklaruar se e kanë të harmonizuar programin 100 për qind. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër Dhomave të Specializuara, ashtu si edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

“LDK-ja ka qenë pro të dyjave. A mund ta dimë se cila ka lëvizur nga qëndrimet dhe çfarë do të bëjnë tani? Po i përmend këto tema, sepse i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi në takimet që ka pasë ua ka treguar detyrat e para me të cilat do të përballen”.

“A do të jenë në gjendje që t’i përmbushin këto? Unë nuk po e shoh më si arsye lëvizjen teknike të karrigeve, por detyrat me të cilat do të përballen menjëherë. Nuk e kanë më kurajon të përballen me vendime kaq të vështira. Është vështirë të merret përgjegjësi për çështjet që kanë karakter historik dhe politik për vendin e për të cilat duhet të kesh kredi”.

Por, kush e ka fajin për ngërçin që duket se u krijua në raportet VV-LDK dhe gjithë situatën aktuale politike?

“Mosgatishmëria për të marrë përgjegjësi nga pretendentët për kryeministër – i pari është Albin Kurti dhe më pas kushdo që e ka pretendimin në LDK”.

“Nga gjithë kjo lojë do të rezultojë diçka interesante. Unë e kam propozuar qysh në fillim se nëse duan të bëjnë një qeveri të pakicës edhe mund ta bëjnë, por sa do të jetë qeveri stabile dhe sa do të prodhojë stabilitet politik? Albin Kurti mund ta provojë qeverinë e pakicës dhe vazhdon të funksionojë me një parlament që do ta mbajë ngërç gjithmonë”.

“Opsioni i dytë, që për mendimin tim do të ishte shumë më i mirë, është të shkohej në një qeveri teknike. Nëse shkojmë në krizë, atëherë mes zgjedhjeve dhe qeverisë teknike, mendimi im është që duhet të shkohet me opsionin e qeverisë teknike e cila do t’i kryente disa punë dhe detyra që po e mbajnë peng procesin politik në Kosovë”.

Share484Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.