
Dje, gjatë konstituimit të përberjes së re të Kuvendit, munguan dhe nuk u betuan si deputet shumica e anetarëve të qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputet. Ky është absurd i llojit të vet, duke marrë parasysh se kjo qeveri ka emëruar disa zëvendës ministra për secilin dikaster qeveritar të cilët do të mund të merrnin përsipër mbarëvajtjen e punës si ushtrues të detyrës të ministrave në dëtyrë.
Shkruan: Blerim Vela
Dje u vërtetua edhe njëherë që partite e PAN janë subjekte që kane vlera të përbashkëta të cubokracisë. Kalkulimi i tyre është se duke qenë në qeveri mund të kryejnë punë të “dobishme” për partitë e tyre sidomos nëse shkojmë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Kjo përfshinë keqpërdorimin e fondeveve publike, përdorimin e resurseve publike gjatë kampanjës, të vazhdojnë punësimet dhe emerimet politike nëpër institucionet publike.
Gjenerata e politikanëve të rinj të PDK që gjatë shtatorit folen pa ndal për etikën në politike, sot janë shkelësit kryesor të saj. Përjashtim bëjnë Bedri Hamza dhe Rasim Demiri të cilët u treguan korrekt me vullnetin e votuesve të tyre dhe u betuan si deputet te përbërjes së re të Kuvendit. Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët dhe votuesit duhet të bëjnë dallimin mes cubave, oportunistëve dhe personave me integritet në këto parti.
Discussion about this post