Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

‘Heqja e taksës i hap rrugë dialogut Kosovë-Serbi’!

February 11, 2020
19
SHARES
959
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Taksa-Kurti

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë pezulluar, e rifillimin e dialogut mes dy shteteve e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Por pavarësisht thirrjeve të shumta që iu janë bërë Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tryezën e bisedimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. E gjërat janë komplikuar edhe më shumë me vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia,  ndërsa kjo e fundit ka kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës.

Taksa e cila është vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018, pritet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë, politik, ekonomik dhe tregtar me vendimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.

Kurti ka deklaruar se tarifa 100 % ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitet, dhe se kjo tarifë do të hiqet posa të vendoset reciprociteti.

Por a do t’i kthehet Beogradi bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së taksës?

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson së procesi i negociatave mund të rifillojë në qoftë se Serbia nuk vendos kushte tjera.

“Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës prej 100% ndaj produkteve të Serbisë, në momentin e tërheqjen së kësaj mase atëherë Serbia mund të rikthehet në tryezën e diskutimit nëse nuk vendos kushte të tjera siç mund të jetë kushti për tërheqjen e masave reciproke, të cilat mund t’i vendosë pala kosovare kundrejt Serbisë”, ka thënë Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafi.

Jeta Krasniqi (KDI)

Krasniqi pohoi se pala kosovare duhet të jetë e përgatitur dhe të ketë transparencë në procesin e bisedimeve.

“KDI ka kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë një strategji të mirëfilltë të dialogut, të ndërtoj një konsensus të gjerë politik dhe që rreth këtij procesi të ndërtohet një qasje unike e cila mbështet nga institucionet e vendit. Gjithashtu KDI ka kërkuar që të ketë një strategji lobuese për strategjinë e Kosovës për dialogun në mënyrë që të shtyhet përpara interesi i shtetit të Kosovës në këtë proces. Është më se e nevojshme që pala kosovare të jetë mirë e përgatitur lidhur me temat të cilat do t’i adresojë në kuadër të këtij procesi duke pasur propozime konkrete dhe jo duke pritur nga të tjerët që të ofrojnë propozime për Kosovës. Duhet të ketë transparencë rreth këtij procesi, llogaridhënie ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”, potencoi ajo.

Gjithashtu, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ka thënë se vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë do t’i hapë rrugë dialogut Kosovë-Serbi.

“Vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë, padyshim se do t’i hapte rrugë  dialogut Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, imponimi i parimit të reciprocitetit është vendim i cili krijon mundësi për manovër politike sepse reciprociteti bazohet në mirëbesim mes shteteve. Me fjalë të tjera është vendim i pranueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për dallim nga tarifat doganore, reciprociteti nuk është vendim arbitrar dhe do të vendos presion në anën e Serbisë”, ka deklaruar Xhambazi për Telegrafin.

Visar Xhamabzi (D4D)

Ndryshe, ndaj zëvendësimit të taksës 100 për qind me reciprocitet ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.

Ndërsa në anën tjetër, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës.

Share11Tweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.