Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë.
Osmani thotë se “të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.
“Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit”, ka shkruar ajo.