Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Heqja e fusnotës, hapi i parë i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë!

February 25, 2020
49
SHARES
860
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Taksa

Dy ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u sulmua me vezë nga disa persona, me ç’rast, sulmuesit, i kërkuan Hotit që të mos e heqë taksën ndaj produkteve serbe.

Sido që të jetë, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se, taksa ndaj produkteve serbe, do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë. Ky veprim, po cilësohet i qëlluar dhe i drejtë nga shumë persona zyrtar e jo zyrtar, të huaj e ndërkombëtar. SHBA-të, nuk ndalojnë së kërkuari heqjen e menjëhershme të taksës.

Duhanaj: Tarifa apo taksa 100% duhet të hiqet

Publicisti Leon Duhanaj, nëpërmjet një deklarate për “Bota sot”, ka thënë se barrierat tarifore apo taksa 100%, edhe pse në fillim si vendim inert, megjithatë doli të jetë i dobishëm.

Image

“Nuk mendoj që taksa është shfrytëzuar edhe aq në promovimin e produkteve vendore sa është shfrytëzuar nga tregtarët për t’i rritur çmimet, në ketë kontekst nuk mendoj që solli ndonjë dobi ekonomike. Por megjithatë sipas zhvillimeve tarifa, doli të jetë vendimtare në zhvillimet politike përkatësisht bisedimeve Kosovë – Serbi dhe që ndikoj të ndërprerjen e tyre përkatësisht pretendimeve për ndryshim territoresh”, tha ai.

Më tej, Duhanaj, shtoi se se ish- kryeministri Haradinaj bëri gabim që nuk e shfrytëzoj momentumin që ta pezullojë tarifën duke e kapitalizuar me ndonjë favor nga ana e ndërkombëtarëve.

Tani jemi para një situate e cila nuk ka alternativë. Tarifa apo taksa 100% duhet të hiqet, por si dhe me çka të zëvendësohet?

“Reciprociteti i plotë proklamuar nga subjektet qeveritare, për mendimin tim është momentalisht iluzion. Kjo sepse nuk jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë. Kjo duke u nisur nga vetë fakti që Kosova e trajton dhe njeh Serbinë si shtet, akterë të së drejtës ndërkombëtare, përderisa Serbia nuk e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe, së dyti, ne e kemi pranuar Serbinë si palë negociuese në negociata në të cilat flitet për punë të brendshme të Kosovës dhe fatin e saj politik. Pra, Kosova nuk mundet të realizojë reciprocitet të plotë dhe, deklarimet politike apo hamendësimet, janë me shumë deklarata me karakter populist se sa përmbajtësorë”, tha ai.

Duhanaj, theksoi se Kosova duhet ta pezullojë vendimin për taksën dhe të kërkoj reciprocitet në temat përmbajtjesore të cilat nuk janë pak, por dhe nuk japin as sinjale irrituese në raport me kërkesat që bëhen në adresë të Kosovës.

Bytyçi: Reciprociteti duhej të fillonte në një konferencë që u mbajt para pak ditësh në Tiranë

Publicisti Enver Bytyçi, për “Bota sot”, tha se në politikë çdo hap që hidhet mund të shndërrohet në bumerang. Kur u vendos taksa atë nëntor 2018 jo pak njerëz e politikanë e kritikuan si hap. Fatkeqësisht kritikat për aksionet politike te ne shqiptarët bëhen më së shumti bazuar në opinionet e të huajve, sipas lidhjeve dhe miqësive personale të politikanëve.

Image

“Sot qeveria e zotit Kurti ka vendosur që ta heqë taksën ndaj Serbisë. Nuk jam i sigurt nëse është ose jo një vendim i pjekur dhe i matur. Megjithatë së paku duhen menduar mirë pasojat negative, nëse ka, dhe të merren masa për t’i kompensuar dëmet që mund të shkaktohen. Natyrisht është e drejta e gjithkujt të shqetësohet për të ardhmen, nëse hiqet taksa. Çfarë do të ndodhë me dialogun? A do t’i vendosen Kosovës kushte, të cilat i kushtojnë shtetësinë dhe sovranitetin? A ka marrë garanci zoti Kurti se kjo nuk do të ndodhë?”, tha ai.

Më tej, Bytyçi, shtoi se kryeministri Kurti duhet që minimumi të paralajmërojë se nëse ndodh që të bisedohet për kufijtë, territorin dhe krijimin e një Republika Srpska në Kosovë, menjëherë do ta rivendosë taksën me Serbinë. Madje me 200 përqind! Pa këtë garanci dhe pa garancinë se Beogradi nuk do të provokojë me fushatën politike e diplomatike të shoqëruar me korrupsion kundër Kosovës nuk duhet të hiqet taksa.

“Me partnerët ndërkombëtarë, me ndërmjetësuesit amerikanë dhe europianë duhet sinqeritet. Po të jesh i sinqertë me ta nuk krijon konflikt. Të qenit i drejtpërdrejtë është kusht i marrëdhënieve transparente me vendet aleate të Kosovës. Prej tyre nuk duhet të fshihet asgjë. Albin Kurti, Abdullah Hoti, Haki Abazi, Glauk Konjifca, Vjosa Osmani i kanë kreditit e të qenit të sinqertë, transparent, këmbëngulës dhe të vendosur për mbrojtjen e interesave të Kosovës në raportet me Serbinë. Edhe vetë Kosova i ka këto kredite. Nuk ka asnjë arsye të ndodhë ndryshe. Thuhet dhe më duket se po përdoret si retorikë çështja e zëvendësimit të taksës me marrëdhënie të reciprocitetit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Reciprociteti duhej të fillonte në një konferencë që u mbajt para pak ditësh në Tiranë, ku Kosova u paraqit me fusnotën e Rezolutës 1244, e cila ve në pikëpyetje pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Natyrisht ajo fusnotë është dhuratë e Hashim Thaçit, si të gjitha “dhuratat” e tjera, deri te Çakorri. Por qeveria Kurti duhej ta niste reciprocitetin pikërisht këtu: Të mos pranojë fusnotën, edhe nëse ajo i pëlqen jo vetëm Vuçiqit e Daçiçit, por edhe Thaçit dhe Ramës. Ky është reciprociteti”, tha ai.

Bytyçi, theksoi se reciprociteti është më së shumti parim i marrëdhënieve diplomatike të vendeve të izoluara ose gjysmë të izoluara dhe jo parim aq i rëndësishëm për vendet me demokraci liberale dhe politika pragmatiste. Në rastin e Kosovës nuk mund të shërbejë si instrument mbrojtës. Ndaj duhen menduar alternativa tjera për të kompensuar efektin e taksës.

Ngjela: Taksa nuk duhet të hiqet

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, për “Bota sot”, deklaroi përfundimisht se taksa nuk duhet të hiqet. Në asnjë rrethanë jo.

Sipas tij, nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s’do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: Ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.

A ka mundësi e para?

Ngjela deklaroi që jo. Sepse, sipas itj, a është në gjendje Serbia t’i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.

Ngjela, shtoi se Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë.

Ai, shtoi se humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Image

“Humbja serbe e deklaruar është rreth pesëqind milionë euro në vit, por ky është vetëm fakti, po, sa është refleksi i këtij fakti në qarkullimin e monedhës vendase në Serbi? Kush do ta paguajë humbjen e prodhuesve vendas? Pastaj, duhet të kuptohemi: 500 milionë euro në vit nuk janë dinarë, por valutë e fortë, sepse janë eksporte. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si po ndihen importet e Serbisë nga vendet e zhvilluara perëndimore pas një humbjeje kaq të madhe në valutë të fortë? Po investimi i teknologjisë; po paratë për të blerë pajisje ushtarake? Në fakt, ka shumë aspekte, prandaj, taksa është arma më e Forte e shqiptarëve sot kundrejt armikut të tyre shekullor, Serbisë”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se nuk duhet të harrojmë se Kosova është në eurozonë, dhe ky ka qenë interes shumë i madh fitimprurës për Serbinë.

Megjithatë, është pala tjetër që mendon se taksa duhet të pezullohet sepse ka arritur efektin e kërkuar.

Share43Tweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.