Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia ka dhënë edhe një mundësi kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos rrëzohet qeveria.
Oferta e LDK-së ka qenë se nëse taksa hiqet sot plotësisht, kthehet në detyrë Veliu dhe Kurti kërkon falje për veprimin që LDK e ka cilësuar të ulët, atëherë nuk do të rrëzohet qeveria.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se si pasojë e mos-reflektimit të Kurtit, LDK sot ka dorëzuar kërkesën për mocionin e mosbesimit më 46 nënshkrime.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.