Alma Hoxha, mjeke Infeksioniste, thotë se shenjat e para nga helmimi ushqimor janë: marramendje, të vjella, dhimbje koke, dobësi trupore, diarre, nauze. Infeksioni në lëkurë si pasojë e pazhit dhe frekuentimit të pishinave
Alma Hoxha
Për mjekët infeksionistë patologjitë më të shpeshta gjatë stinës së verës janë enterovirozat dhe sidomos helmimi ushqimor. Enterovirozat janë një grup sëmundjesh infektive të shkaktuara nga disa viruse të familjes së enteroviruseve, sëmundje që variojnë nga të lehta deri te shumë të rënda. Njerëzit infektohen përmes kontaktit të afërt me të sëmurë, me anë të frymëmarrjes, me anë të prekjes (nëse prekni ushqimet me duar të pa lara ose nuk i lajmë ato që marrim). Tjetër janë helmimet ushqimore, që ne i kemi në dorë, që mund të kujdesemi 100% edhe vetë. Sa i takon moshave më të rrezikuara, doktoresha thotë se ne të gjithë jemi të rrezikuar. Më rëndë e kalojnë fëmijët ose të moshuarit, si dhe ata që janë me sëmundje kronike.
Cilat janë shenjat para?
Shenjat të cilat shfaqen më së shumti janë: marramendje, të vjella, dhimbje koke, dobësi trupore, diarre, nauze. Zakonisht fillojnë gjysmë ore, deri në 5 ditë pas konsumimit të një ushqimi që nuk është e gatuar apo mbajtur në kushtet e duhura.
Sa duhet të presin për të ardhur tek mjeku?
Në qoftë se kemi një diarre të lehtë apo të vjella në sasi të vogla atëherë mund ta menaxhojmë vetë situatën duke marrë një trisol, një Pro-biotik në farmaci, duke pirë sa më shumë lëngje dhe duke u kujdesur për dietën ushqimore. Të mos konsumojnë ushqimet e skuqura, pikante; të rrinë tek dieta me supëra, pa shumë asortimente, pa salcë, pa vaj, pa yndyra dhe pa mish. Në qoftë se shikojmë që gjendja vjen duke u rënduar, kemi temperaturë, duhet të shkojmë tek mjeku. Në momentin që të vjellat shtohen; brenda 1 ore ne vjellim ose dalim jashtë 2-3 herë, atëherë duhet të shkojmë tek mjeku se është problemi i dehidratimit. Tek fëmijët, edhe me një temperaturë 38 gradë duhet të shkojmë tek mjeku, ose nëse ka vjellë 2 herë.
Myku i lëkurës, çfarë e shkakton? A është ngjitës?
Vetëm një lloj është ngjitës. Ndryshe nga të tjerët, vjen nga ulja e imunitetit, vjen nga përdorimi i lazërve, vjen nga përdorimi i antibiotikëve që ne marrim, ka shumë faktorë që shkaktojnë mykun.
Cili është kujdesi që duhet treguar?
Kërkon mjekim. Çka do të thotë që duhet konsultë me mjekun.
A janë pishinat burim sëmundjesh?
Në momentin që frekuentimi është i lartë, mundësia për të marrë sëmundje është shumë e madhe. E para, janë infeksionet e lëkurës që mund të kalojnë nga njëri-tjetri. E dyta është që ne mund edhe ta pimë ujin dhe të marrin sëmundje gastro-intestinal. Megjithatë, nuk janë të frikshme dhe njerëzit mund të shkojnë në pishina.Mund të shkojnë në pishina. Për fatin tonë të madh, kemi shumë pishina. Të shikojnë pastërtinë e ujit pasi është shumë e rëndësishme.Sponsored by Revcontent.
Po plazhi, a është burim infeksionesh?
Po patjetër, nëse nuk është shumë i pastër. Duhet të kemi parasysh sëmundjet e lëkurës kur të ulemi në shezllone pa peshqir, duhet patjetër të shtrojmë diçka.
Ndonjë këshillë për këtë periudhë?
Të konsumojnë shumë ujë, të lajnë duart, të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, ushqime që janë të gatuara në moment dhe që janë të stinës. Asgjë të mos rri e hapur, në diell. Për familjet që kanë kulturën për të marrë një shportë të vogël medikamentesh me vete edhe kur nisen me pushime, çfarë konsideroni ju të domosdoshme? Gjithmonë duhet të kenë një probiotik brenda; tritolin; elementët e temperaturës që janë shumë të rëndësishme; për mjekimin e plagëve. Gjithmonë për sytë; për hundët; të kenë një sprajt për fytin; anti-histaminikët kundër pickimeve nga insekte të ndryshme, që mund të shkaktojnë alergji.
Mund të ndodh që mund të infektohesh nga pickimet?
Pickimet mund të japin nga alergjitë; nga më të thjeshta, si fryrja e një vendi, deri në reaksione shumë të fuqishme që çojnë në shok e deri në vdekje. Prandaj duhet mbajtur gjithmonë një ultrakorten.
Puçrrat
Sëmundjet e lëkurës janë mjaft të ndryshme nga natyra dhe janë përhapur në të gjithë botën edhe pse disa prej tyre janë specifike për vende të caktuara. Ato janë nga më të zakonshme dhe ndoshta të parëndësishme deri te më komplekset dhe serioze edhe pse një sëmundje e lëkurës mund të jetë fatale nëse kjo është një formë e kancerit. Çrregullimet e lëkurës mund të jene te trashëguara ose një manifestim i një çrregullimi sistemik. Merrni për shembull një puçërr te thjeshtë. Gjithashtu në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje te lëkurës e cila kur formon një gjëndër infektohet dhe përfshihet nga baktere te caktuara,zakonisht staphylococi, qe është një infeksion ku vihet në lojë sistemi imunitar dhe qelizat e bardha të gjakut të infektuara. E njëjta gjë është dhe për një puçërr me qelb e cila është më e madhe në përmasa ose nga një grup i puçrrave. Nuk janë përballur me një problem serioz, megjithatë, puçrra përsëritëse mund të jetë një simptomë e diabetit mellitus. Në përgjithësi puçrrat e lëkurës zhduken spontanisht brenda një jave. Megjithatë,ne duhet të sjellim në vëmendje problemin,sepse bakteret mund të mbeten në lëkurë dhe do të shkaktojnë puçrra në shumë vende të tjera. Për ketë arsye lahen duart tërësisht para se të përgatitim ushqimin, sepse bakteret janë rruga për të shkuar nga puçrra ose lëkura në një ushqim të nxehtë, ato mund të shumohen dhe të prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë helmim ushqimor.
Discussion about this post