
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në zgjedhjet e 6 teotrit, Vjosa Osmani është më e votuar se Albin Kurti.
I pyetur se a do nuk do te heqin dorë nga pozita e kryeministrit, Haziri gjatë emisionit në t7 ka thënë se LDK nuk lufton për pozita.
“Nuk luftojmë për pozitë. Ne kemi me sjellë përgjegjësi karshi këtij rezultati”, tha Haziri
“Me votat e Vjosa Osmanit rritet pesha e LDK-së në koalicion”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket votave të diasporës, Haziri tha se nga Diaspora VV ka marrë më shumë vota kurse brenda Kosovës LDK.
“Brenda Kosovës jemi fitues ne kurse jashtë kemi dal më keq. Pavarësisht për kënd kanë votu ata i falënderoj votuesit e diasporës. Ata kanë vendos me i dhënë më shumë përparësi VV’së se partive tjera dhe besoj që edhe LDK-ja në këtë logjike
Discussion about this post