
Nënkryetari i LDK-së dhe udhëheqësi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri, ka thënë se akuzuar eksponentët nga partneri potencial i koalicionit qeverisës se po thyejnë besimin e ndërsjellë, para arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje LDK-LVV.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ”.
Postimi i plotë i Hazirit:
“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.
Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.
Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!
P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!”, ka shkruar Haziri, i cili postimit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur një foto të përbashkët me kryetarin e partisë Isa Mustafa, nënkryetarin Agim Veliu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë dhe kandidatë për deputetë.
Discussion about this post