
Një ndër boksierët më të mirë shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, do të pushojë disa muaj nga aktivitetet në boks.
Siç njofton faqja e njohur SES Boxing, Krasniqi, do t’i nënshtrohet operimit në bërryl, transmeton Indeksonline.
Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër ish- kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar.
Në maj të këtij viti, Harteli e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.
Discussion about this post