Pas konstitutimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.
Sipas presidentit Thaçi partitë politike duhet të lënë anash mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja të Republikës së Kosovës.
“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Thaçi.
Në legjislaturën e VII-të, Glauk Konjufca është zgjedhur kreytar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi./Gazeta Mejdani/
Leave a Reply