
Krerë të shtetit po qëndrojnë në kazermën “Adem Jashari” në manifestimin e ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, si asnjëherë më parë janë parë të rrështuar krah njëri-tjetrit derisa po përcillnn parakalimin e trupave të FSK’së.
Ata janë përshëndetur mes vete para se të fillonte parakalimi.
Bashkë me ta, të pranishëm janë edhe Rifat Jashari nga familja Jashari, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti e Haki Abazi. /Gazeta Mejdani/