Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Hasani: Supremja mund të vendosë për rinumërim total!

March 10, 2021
18
SHARES
2.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Votimet në Kosovë

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani po e sheh të mundshëm rinumërimin total të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa i kanë mbetur edhe dy ditë Supremes për vendimmarrje të ankesave, Hasani thotë se nëse argumentohen pretendimet, do të ishte e udhës të largohen të gjitha dilemat se në QNR ka pasur orkestrim dhe manipulim të votave.

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani thotë se edhe votat për iniciativën e Adriana Hoxhiqit dhe Iniciativën Rome në vendbanimet me shumicë serbe janë legjitime. Ai thotë se kjo çështje është shkelje kushtetuese dhe jo ligjore.

“Për bindjen time, nëse eventualisht ankuesit, të gjithë ata që kanë adresuar ankesa në Gjykatën Supreme, që i mbështesin pretendimet e tyre për abuzime në QNR, patjetër që do ta bëjë (vendos për rinumërim total). Flas gjithnjë nëse ato kanë ofruar argumente që ka ndodhur diçka në këto qendra të numërimit. Nëse ka prova, duhet të rinumërohen të gjitha ato për t’i evituar dhe larguar dilemat edhe në opinion se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë bërë manipulimet me votat e kandidatëve, ku janë bartë votat nga njëri-tjetri. Edhe kjo po del, ju e keni parë se veç me një kandidat ndërroi çështja e renditjes pikërisht për shkak të votave. Për mua gabimet janë njerëzore, nuk përjashtohet mundësia pa qëllim një votë t’i numërohet një kandidati”, thotë ai

Hasani thotë se orientimi i votave, siç ka ndodhur në vendbanimet me shumicë serbe është në kuadër të suazave ligjore. E njëjta gjë, sipas tij ndodh edhe gjatë zgjedhjeve në nivel komunal, ku në balotazh kandidatë të partive të caktuara orientojnë votën për njërin prej dy pretendentëve për kryetarë të komunave.

“Qasja e tillë me votat e komuniteteve të rezervuara ka krijuar një precedent të rrezikshëm që mund t’i kthehet bumerang atij që e ka konstruktuar këtë mënyrë të votimit. Por, për mua, bindjen time, çdo gjë është në kuadër të Ligjit (për zgjedhje). Pasi e drejta e votës është e drejtë absolute, secilit që e hedh votën në kuti që të votojë për këdo që ai dëshiron. Ne e dimë se kanë qenë të riorientuara se kë duhet të votojnë, por edhe kjo është pjesë e legjitimitetit të subjektit politik se të zhvillojnë fushatë, të orientojnë votuesit se për cilin kandidat duhet të votojnë. Në aspektin ligjor subjektet politike kanë të drejtë të zhvillojnë fushatë dhe të orientojnë elektoratin kënd ta votojnë. Edhe ajo është në kuadër të ligjit. Nuk mundesh t’i thuash shkelje e ligjit nëse dikush thotë ta votosh këtë kandidat. Është e drejtë e tyre, ju e dini edhe në zgjedhjet lokale kur garojnë dy-tre kandidatë për kryetarë dhe në balotazh partitë tjera dalin haptas thonë mbështesni këtë kandidat. Pra në aspektin ligjor është problematike”, deklaron Hasani.

Megjithatë, në aspektin kushtetues, Hasani thotë se janë cenuar të drejtat e komuniteteve boshnjake dhe rome në Kosovë.

“Në aspektin kushtetues është e vërtet që janë cenuar të drejtat e komuniteteve. Pse, sepse neni 43 i Kushtetutës thotë se ‘Republika e Kosovës ka detyrim ligjor të ndërtojë mekanizma për t’iu mundësuar komuniteteve mbrojtjen, avancimin dhe të drejtave të tyre’. Në këtë rast ka dështuar në kuptimin se nuk ka ndërtuar mekanizëm për t’iu siguruar atyre se këto 10 deputetë që janë në aspektin Kushtetues të rezervuar për ta të jenë pikërisht që përfaqësojnë interesat e tyre”, thotë ai.

Lidhur me ndjekjen penale për abuzuesit e mundshëm të votave në QNR, Hasani thotë se Kodi Penal mbulon mjaftueshëm që të dënohet secili prej ditës së zgjedhjeve e deri në momentin e certifikimit të rezultateve.

“Duhet të ndiqet penalisht çdo kush që abuzon. Ne kemi zgjeruar gamën e veprave penale gjatë ndryshimeve të ligjeve për shkak se janë paraqitur dukuri në procesin zgjedhor. Fillimisht kanë qenë 5-6 vepra, tani janë 11 sosh. Pra nuk ka zonë apo fushë që nuk mbulohet. Dikush tha se penalisht ndiqet vetëm ditën e zgjedhjeve. Prej kur fillon procesi zgjedhor dhe deri kur certifikohen rezultatet çdo gjë në aspektin penal është e sanksionuar nëse abuzohet”, deklaron Hasani.

Një numër i madh i ankesave gjatë ditës së djeshme janë adresuar në Gjykatën Supreme, kryesisht kandidat për deputetë të cilët kanë kërkuar rinumërim të votave, pasi pretendojnë se ka pasur parregullsi në numërimin e tyre. Krahas kësaj, ankesa kanë dorëzuar edhe iniciativa e komunitetit boshnjak të Adriana Hoxhiq lidhur me anulimin e votave në zonat me vendbanime serbe.

Ndërsa ankesë në Supreme kanë dorëzuar edhe dy ish-deputetë nga komunitetet boshnjake dhe rome. Duda Balje dhe Veton Berisha kërkuan anulimin e votave në gjitha komunat me shumicë serbe për iniciativën e Hoxhiqit dhe atë rome.

ShareTweet

Related Posts

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021

Arben Vitia në dhjetor mund të nis punë të re!

November 19, 2021

Flasin ekspertët/ Rënia e LVV-së në zgjedhjet lokale, pasojë e arrogancës ndaj opozitës dhe…

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.