
Jo vetëm kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë shpenzime të mëdha të buxhetit për udhëtimet jashtë vendit.
Harxhime marramendëse ka bërë edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Gani Demaj. Shpenzimet e tij për mëditje, akomodim, shpenzime dhe bileta kapin shifrën 42 mijë e 618 euro. Vetëm për mëditje ai ka marrë gjithsej 3 mijë e 644 euro.
Ai për akomodim në udhëtimet jashtë vendit ka shpenzuar 16 mijë e 561 euro, teksa për shpenzime tjera 20 mijë e 541 euro. Ndërsa biletat për udhëtime shefit të kabinetit të Haradinajt i kanë kushtuar 1 mijë e 870 euro, shkruan Zeri.info
Discussion about this post