Anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija ka thënë se është çuditur me veprimin e Vjosa Osmanit e cila sipas tij nuk e ka përmendur gjatë seancës së sotme në Kuvend emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova.
“M’ka ba përshtypje që znj. Osmani që u demasku dhe të mos thuhet asnjë fjalë për presidentit Rugova ku gjatë fushatës e ka thënë emrin e tij. S’pari e ka lanë në lloq z. Sejdiu ku e ka shkollu e krejt, e demarkacioni që kaloj me votën e Osmanit dhe disa deputetëve të tjerë. Ka lujt lojën me shatazhe, ka lujtë lojën e djallit Kjo zoja u çu lypi edhe zvkryeministre dhe ministre”, ka thënë ai.
Ndërsa ai nuk ka pritur që Albin Kurti ta bëj një gjë të tillë.
“S’kom pritë prej Albinit, në 2007 kam thanë o Albin Kurti është puntor i Serbisë ja Astrit Haraqija dytë s’munden me kanë patriota”, u shpreh ai.