
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar për triumfin e Majlinda Kelmendit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje të thellë për Driton Kukën.
“Majlinda Kelmendi po vazhdon të na sjell lajme të mira dhe çaste krenarie. Sërish e artë në Grand Slam të Abu Dhabit, triumfet e saj janë fitore të mëdha për Kosovën. Mirënjohje të thellë për Driton Kukën, Majlinden dhe tërë ekipin, të cilët janë shndërruar në imazhin e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta.
Discussion about this post