
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova duhet të ketë një qeveri të unitetit.
Ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme për të dhënë kontributin e saj në qeverinë e re, duke qenë pjesë e saj.
Haradinaj ka thënë se AAK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të reja, por në këtë kohë derisa Kosova përballet me koronavirusin, ai thotë se zgjedhjet janë të pamundshme.